Maqedonia e Veriut do të marrë 41 automjete luftarake Stryker këtë vit, si pjesë e marrëveshjes së nënshkruar me Shtetet e Bashkuara. Lajmi është bërë I ditur nga ministri I mbrojtjes Vllado Misajlovski. Ministri tha se 17 automjete ndodhen në portin e Greqisë dhe nevojitet një marrëveshje teknike, që të miratohet me kërkesë të Shteteve të Bashkuara si një amendament për instalimin e të gjitha pajisjeve që mbërrijnë.