Bashkimi Demokratik për Integrim humbi një mandat deputeti nga rivotimi i të mërkurës në një qendër zgjedhore në zonën e Tetovës. Mandati i shkoi koalicionit tjetër shqiptar, Vlen. Në njësinë e gjashtë zgjedhore që përfshin pjesën perëndimore të Maqedonisë së Veriut të banuar me shqiptarë, dy partitë tani kanë nga tetë deputet.