Shqipëria është cilësuar si thesar pa viza veçanërisht për rivierën e bukur shqiptare edhe pse për pushime gjithmonë të parat renditen Greqia dhe Italia. Media më e madhe turke ”Haberturk”shkruan se Shqipëria të lë pa fjalë me natyrën e mrekullueshme dhe meriton më shumë famë. Kryeqyteti i vendit Tirana nuk ka vijë bregdetare por është një eksperiencë e këndshme të vizitosh sheshet, muzetë dhe ndërtesat historike. Qyteti i Vlorës ndodhet në jug, i cili është një qytet por dhe një port i rëndësishëm. Ky qytet përman historinë e pavarësisë së Shqipërisë dhe është një vend i preferuar në të gjitha stinët e vitit. Dhërmiu po tërheq vëmendjen e gjithë Europës me detin e tij të mrekullueshëm me një vijë të gjatë dhe të gjerë bregdetare për të kaluar pushime të bukura në Shqipëri.