Edmond Mustafa, ish-pjesëtar i klanit Skaljar, ka mbetur i vdekur mëngjesin e kësaj të marte në Tivar të Malit të Zi. Të shtënat ndodhën rreth orës 09:10 të mëngjesit, ndërsa dëshmitarët okularë ndihmuan autoritetet në zbardhjen e ngjarjes. Sipas tyre, pasi dëgjuan të shtënat një grua ishte me viktimën, ndërsa autori është larguar nga vendngjarja me motoçikletë. Pak çaste pas vrasjes së shqiptarit, Policia rrethoi qytetin për kapjen e autorit.