Komisioni i Rithemelimit i kryesuar nga Sali Berisha, përfundoi këtë të shtunë, procesin zgjedhor për krerët e Partisë Demokraike në nëntë bashki të vendit. Zgjedhjet e Rithemelimit, u përballën me kundërshtimin e fortë të deputetëve të grupit parlamentar, të cilët firmosën platformën për anulimin e zgjedhjeve, por ish kryeministri Sali Berisha nuk bëri asnjë hap pas, duke theksuar se fill pas përfundimit të zgjedhjeve do të mbahet edhe Kuvendi Kombëtar në 30 prill.