Partia Demokratike e Rithemelimit ka prezantuar programin ekonomik të saj, të ngritur në gjashtë shtylla kryesore. Pika e parë është tranzicioni ekologjik e digjital, puna dhe e drejta sociale. Rithemelimi premton në këtë sektor se një sistem i thjeshtë fiskal dhe me taksa të ulta e reduktim burokracishë do të rrisë investimet dhe çlirojë ekonominë nga praktikat korruptive klienteliste.