Partia Demokratike e Rithemelimit duket se po I zbut tonet ndaj Lulzim Bashës, tashmë kryetari I Pd-së zyrtare. Në një konferencë për mediet, nënkryetari I PD-së së Rithemelimit, Luçiano Boçi, duke folur për bashkimin e demokratëve u ndal edhe tek një ftesë publike përndryshim kursi edhe për vetë Lulzim Bashën. Sipas Boçit, nëse Basha do të ndalojë së qeni patericë e qeverisë, do të jetë I mirëpritur në frontin opozitar.