Komisioni i Rithemelimit ka kundërshtuar marrëveshjen e dakordësuar mes Enkelejd Alibeajt dhe treshes negociatore socialiste, Taulant Balla, Damian Gjiknuri dhe Elisa Spiropali, për zgjedhjen e Presidentit. Deputeti Oerd Bylykbashi, i mandatuar për të negociuar me aleatët në opozitë, e ka konsideruar këtë si një marrëveshje që i jep presidentin Edi Ramës.