Partia Demokratike e Bashës ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Lartë për të rikthyer për rishqyrtim në Apel çështjn e vulës dhe logos së PD-së, por me një trupë të re gjykuese. Sipas PD-së së Bashës, vendimi i Gjykatës së Lartë është një hap drejt vendosjes së vonuar të çështjes së PD. Më tej thekson se “çështja e cila ka mbetur peng e procedurave juridike do të gjejë zgjidhje, pa vonesa të shkaktuara nga ata që duan të minojnë drejtësinë dhe ata që i tremben forcimit të opozitës”, shkruan në reagimin zyrtar.