Edhe pse shqyrtimi në komisionet parlamentare ka përfunduar, ligji për rikthimin e basteve sportive online nuk u miratua në seancën plenare të 8 shkurtit, me kërkesë të socialistëve. Deputetët tashmë e kanë rishikuar draftin e mbërritur nga ministria e financave, dhe kanë sjellë ndryshime në kriteret e licencimit, sponsorizimet dhe skemën e tatimit.