Duke folur për mediat në Doëning Street, kryeministri britanik në largim, Rishi Sunak, njoftoi dorëheqjen e tij zyrtarë dhe kërkoi ndjesë pasi partia e tij u dërrmua nga laburistët në zgjedhjet e përgjithshme në britaninë e madhe. “Më vjen keq”, tha ai para se ti jepte letrën e dorëheqjes mbretit Charles III. “Unë e kam dëgjuar zemërimin tuaj, zhgënjimin tuaj, dhe marr përgjegjësinë e plotë” – tha Sunak.