Këto janë imazhet e stadiumit ‘Duboçica’ ku pas pak orësh do të luhet ndeshja shumë e rëndësishme mes Serbisë dhe Kombëtares Shqiptare e vlefshme për kualifikueset e Botërorit. Ajo që bie në sy është rishfaqja e flamurit shqiptar në impiantin e Nishit. Një ditë më parë flamuri kuqezi ishte hequr me Federatën Serbe që pretendoi se kishte frikën e ndonjë incidenti, por sot ajo e riktheu flamurin shqiptar sic parashikohet edhe nga protokolli i UEFA