Enti Rregullator i Ujit ka licencuar tre shoqëri të tjera rajonale, si pjesë e riorganizimit të shoqërive që sot janë nën pronësinë e bashkive, por që në një pjesë të mirë të tyre rezultojnë me humbje të mëdha. ERE ka licencuar ujësjellës-kanalizimet të Elbasanit, e themeluar në shtator të vitit të kaluar, me aksionere kryesore Ministrinë e Infrastrukturës me 51 për qind dhe pjesën tjetër të ndarë mes bashkive Elbasan, Cërrik, Gramsh, Belsh, Librazhd dhe Peqin.