Qarku I Tiranës do të rivlerësohet dhe rinumërohet. Ky është qëndrimi i 2 përfaqësuesve të Partisë Demokratike në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve, ndonëse me shumicë votash nuk u pranua kërkesa e PD. Ka qenë LEdio Braho, ai i cili e bëri publik qëndrimin. Ky vendim u shkon në favor edhe kandidatëve të PD, si doktor Ilir Alimehmeti, Mimoza Hajdarmataj dhe Lisandër Hoxha, të cilët kërkuan rinumërim të votave preferenciale, por që kërkesat e tyre u rrëzuan nga KAS. Betejën ligjore Alimehmeti e vijoi edhe në Kolegj Zgjedhor.