Në Pallatin e Sportit ‘Farie Hoti’ filloi rinumërimi për qarkun e dytë më të madh në vend, ku ka pasur pritshmëri për të fituar mandat deputeti nga Nisma ‘Shqipëria Bëhet’. Në zgjedhjet e 11 majit, 16 mandatet e Fierit u ndanë 12 për Partinë Socialiste dhe 4 për Partinë Demokratike. Hapja e kutive me vendim të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve tregoi vota të padrejta për dy partitë më të mëdha në vend.