Fillojnë punimet për rinovimin me eficiencë energjetike të 19 konvikteve të Qytetit Studenti dhe ndërtimin e 3 godinave të reja me standarde evropiane. Kryebashkiaku Erion Veliaj kujtoi gjendjen në të cilën ishin godinat e Qytetit Studenti 8 vjet më parë, me hapësira të zaptuara, pa administrim dhe në gjendje të degraduara, kur tha se tashmë konviktet do i rikthehen studentëve me standarde europiane.