Të paktën 65 persona kanë humbur jetën që nga dita e martë pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu urdhëroi forcat ushtarake të ndërmarrin sulme të reja në Rripin e Gazës. Ai akuzoi Hamasin për shkelje të marrëveshjes së armëpushimit, e cila sipas planit të ndërmjetësuar nga SHBA-ja kishte hyrë në fuqi më 10 tetor dhe zgjati vetëm 18 ditë. Urdhri për goditje erdhi pasi Hamasi dorëzoi disa eshtra të një pengu izraelit, trupi i të cilit ishte gjetur nga ushtria që në nëntor 2023. Sipas autoriteteve izraelite, trupat nuk i përkisnin asnjërit prej 13 pengjeve që besohet se ndodhen ende në enklavë. Sulmet pasuan gjithashtu përleshjet e ndodhura në jug të Gazës midis forcave izraelite dhe militantëve të Hamasit, ku një ushtar izraelit u vra në zonën e Rafahut.