Duke u nisur nga rezultati në zgjedhjet e muajit maj, parashikohej lehtësisht që Kiriakos Mitsotakis të fitonte zgjedhjet dhe nga sistemi i përforcuar proporcional të siguronte lehtësisht shumicën e komode të formimit të Qeverisë. Por, zgjedhjet e reja në Greqi treguan edhe një ringjallje të neonazistëve. Pak vite pas zhdukjes së Agimit të Artë, që gjykatat greke e shpallën organizatë terroriste, duke dënuar në bllok udhëheqësit e kësaj partie, në parlamentin e ri do të përfaqësohen zëshëm sërish ekstremistët e djathtë. Janë tre parti ekstremiste që kanë kaluar pragun e 3 përqindëshit. Rezultatin më të mirë e siguroi partia ‘Spartanët’ me 4.7 për qind të votave. Kjo parti u mbështet publikisht nga Ilias Kasidiaris, ligjvënësi i burgosur i Agimit të Artë.