Regjistrimi i Censit të Popullsisë dhe Banesave është shtyrë deri më datë 15 nëntor. Lajmi u bë i ditur nga drejtoresha e INSTAT Elsa Dhuli. Në një konferencë ajo ka njoftuar se aktiviteti i censit të popullsisë dhe banesave ka pasur ecuri pozitive. Ajo tha se 5240 anketues kanë trokitur nëpër shtëpi, ndërsa shtoi se 3% e zonave në të gjithë territorin nuk janë numëruar.