Një vit nga tërmeti i 26 nëntorit, nje pjese e familjeve të prekura nga fatkeqësia natyrore në Baldushk janë strehuar në shtëpitë e reja, të rindërtuara. Tre familje morën çelësat e banesave të reja nga kreu i Bashkisë së Tiranës. Veliaj tha se me gjithë vështirësitë që shkaktoi pandemia, puna me rindërtimin nuk është ndalur dhe shumë familje e festuan vitin e ri në shtëpitë e sapondërtuara.