Kryebashkiakja në detyrë e Durrësit, Emiriana Sako vijoi me takimet elektorale, teksa u premtoi banorëve të Rajonit numër 3 se do të shtrijë modelin e lagjes 18 edhe në lagjet e tjera. Po ashtu, Sako bëri të ditur se pallatet me shkallë dëmi DS5 në lagjen 5 do të rindërtohen në të njëjtin vend me fondet e bashkisë.