Bashkia e Tiranë po tansformon një tjetër zonë në kryeqytet. Këtë herë bëhet fjalë për zonën e Thesarit në Njësinë 12, ku përfshihen rrugët “Mahmut Allushi”, “Ramazan Lici”, “Muhamet Deliu” dhe “Sotir Caci”. Kryebashkiaku Erion Veliaj ka zhvilluar disa inspektime në terren, ku krahas falenderimeve për banorët e zonës, tha se nga viti që vjen pensionistët do të përfitojnë abonetë falas, ndërkohë që nga shtatori tjetër fëmijët në shkolla do kenë ushqim falas.