Top News – Rikualifikimi i kalasë së Elbasanit. Rama: Ka histori dhe potencial të jashtëzakonshëm
11/01/2025 16:42

Në Elbasan u nënshkrua memorandum i mirëkuptimit për rikualifikimin e lagjes Kala, në përpjekje për të ruajtuar trashëgiminë kulturore por edhe nxitur zhvillimin ekonomik të qytetit. Kryeministri Edi Rama u ndal tek historia dhe potenciali i kalasë së Elbasanit, teksa pati një koment edhe për kritikat e kundërshtarëve të tij politikë për projekte të tilla. “Kalaja e Elbasanit ka një histori dhe ka disa përbërës që kanë një potencial të jashtëzakonshëm. Këtu në Elbasan ka një besim të palëkundur tek hudhra si një komponent i rëndësishëm të mbajtjes larg të syrit të keq, por nëqoftëse do të na nderonte me vizitën e saj këtu kukuvajka kanarinë, ne do të ishim shumë mirënjohës sepse do të na jepte mundësinë që ta forconim këtë marrëdhënie mafioze, korruptive, kriminale me Fondin Shqiptar të Zhvillimit dhe të vinim të gjitha paratë e krimit të përbashkët në dispozicion të qytetit të Elbasanit, të bindur që nuk do kishte sy të keq që do të na afrohej më sepse do të kishim një hudhër 2.0 në dispozicion.” Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja u ndal edhe tek Auto Motor Park Albania, pista e parë në vend për garat e shpejtësisë. “Do të ndërtojmë Auto Motor Park Albania në Elbasan. Për eventin vjetor që po bëhemi gati ta nënshkruajmë presim 300 mijë spektator dhe 1 miliardë shikuesish. Kurse në Elbasan ky event do të sjell më shumë punësim’” Memorandumi i Mirëkuptimit u firmos nga kryetari i Bashkisë së Elbasanit, përfaqësues të AADF-së, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, si edhe ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor.

Top News – 25 për qind e tenderave u ankimuan. Problematikat e procedurave të prokurimit publik
01/04 17:31
Top News – Zaçaj ngjit shkallët në BSh. Emërohet zëvendësja e parë e guvernatorit Gent Sejkos
01/04 17:30
Top News – Rritje rekord në Shqipëri. Flotës së Aeroportit të Tiranës i shtohen 4 avionë të rinj
01/04 17:05
Top News – Transformimi i Aeroportit të Tiranës. Një portë e aksesueshme për qytetarët dhe bizneset
01/04 16:40
Top News – Lirohet nga detyra Klevis Qose. Qeveria emëron drejtorin e ri të burgjeve
01/04 16:23
Top Channel/ Kosova nderohet me Medalje Merite! Presidentja Osmani dekoron Dardanët
01/04 16:03
Top Channel/SPAK heton grupin kriminal, dy ish-zyrtarë në gjyq për punësimin e Shaljanit
01/04 16:01
Top Channel/ TIA ndryshon me investimet e reja, shtohen pasagjerët dhe ulen çmimet
01/04 15:56
Top Channel/ Ryanair bazë me 4 avionë, investon 400 mln USD në Tiranë, 4 mln pasagjerë në 2026
01/04 15:56
Top Channel/ Bie besimi në ekonomi për marsin! Industria, ndërtimi dhe shërbimet në rënie
01/04 15:48
Top News – Subvencion si në luftën e Ukrainës. Qeveria shqyrton skemën për transportin urban
01/04 15:47
Top Channel/81vite nga masakra e Tivarit,kërkohet zbardhja e plotë të eliminimit të 4400 shqiptarëve
01/04 15:47
Top Channel/ Rregullore për hapësirat publike, ka prioritet lëvizjen në trotuare para sezonit
01/04 15:31
Top Channel/ Berisha akuza për oligopolet, shënjestron Ramën për çmimet
01/04 15:28
Top News – Kundërshtojnë vendimin e Nokës. Demokratët e përjashtuar të Durrësit ‘mësyjnë’ selinë
01/04 15:04
Top News – Bizneset presin paqen fiskale. Tatimet: Stoku i borxhit u rrit me gati 20 % në 2025
01/04 14:42
Top News- Shqipëria 17 vjet në NATO/ Begaj: Aleanca, garante e paqes dhe sigurisë
01/04 14:38
Top Channel/ Kumbaro i përgjigjet Spiropalit: Sloganet e dëshirat nuk mjaftojnë
01/04 14:33
Top News- Kultivuan kanabis/ Arrestohen 3 anëtarë të një familjeje në Malësi të Madhe
01/04 14:22
Top News – Seanca ndaj kryebashkiakut Veliaj. Avokati Ndreca-S’po i jepet mundësia për t’u mbrojtur
01/04 14:21