Kompania e prodhimit të aeroplanëve, Boeing, ka thënë se pret që do të duhen edhe dy vite e gjysmë që aviacioni global të kthehet në nivelet para pandemisë së koronavirusit. Nënpresidenti për marketing komercial në këtë kompani, Darren Hulst, ka thënë se “industria rimëkëmbet në nivelet e vitit 2019 të trafikut, në fund të vitit 2023 apo në fillim të vitit 2024”.