Ish kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka folur për çështjen e zgjedhjes së presidentit të vendit. Ish-kryetari i LDK-së kërkoi nga partitë opozitare në vend të bashkëpunojnë për të zgjedhur një figurë konsensuale për president dhe të shmangen zgjedhjet. “Nëse dëshirojmë të zgjedhim ose jemi të gatshëm si pozitë dhe opozitë ta bëjmë presidentin, atëherë duhet të ketë hapësirë për marrëveshje. Duhet të ulen pozita dhe opozita dhe të merren vesh bashkërisht për një personalitet i cili do ta kryente këtë punë pa anime politike... Ka të tillë plot, por problemi është a jemi të gatshëm që të ulemi dhe të bëjmë një zgjidhje”