Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nijazi Isaku ka kërkuar shkarkimin e Bordit të Komisionit të Pavarur të Mediave në Kosovë, gjatë mbledhjes së Komisionin Parlamentar për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal. Kërkesa e tij erdhi fill pas vendimit të Bordit të Komisionit të Mediave për të hequr pezullimin e transmetimit të kanaleve serbe “Arena Sport” në Kosovë, teksa deputeti Isaku e ka quajtur skandaloz faktin që platforma serbe ia ka hedhur paq vetëm me një ndjesë.