Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka folur për idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa bëri të qartë se kjo çështje nuk është në agjendën e SHBA-ve. “Unë nuk besoj dhe e di me siguri që shkëmbimi i territoreve nuk është në agjendën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. E di se kjo ka qenë një temë e shekujve të kaluar, jo vetëm në Evropë, por edhe në vendet e tjera.