Kjo e enjte është shoqëruar me reshje shiu në Kukës, të cilat kanë nisur të bien prej mëngjesit. Ky është një factor pozitiv sa I përket dhe situatës për hidrocentralet. Kështu që pritet që të parandalohet rënia e mëtejshme e nivelit të ujit në liqenin e Fierzës. Kujtojmë se ai shërben si rregullator dhe për dy hidrocentralet e mëdhenj mbi kaskadën e Drinit, Vaut të Dejës dhe Komanit.