Është rikthyer edhe njëherë frika e gripit të shpendëve tek qytetarët, kjo pasi rreth 4200 rosa ngordhën në një femrë private në fshatin Mizë të Divjakës. Ardian Bakiu, pronari i fermës, tha për Top Channel se sëmundja e rosave ka nisur që prej datës 3 të muajit qershor. Ky i fundit shtoi se si pasojë e kësaj sëmundje, 7 punonjës, të cilët i erdhën në ndihmë atij për të groposur shpendët, janë infektuar. Punonjësit shfaqën simpotmat e temperaturës së lartë dhe dhimbje të fortë koke. Bakiu tha për Top Channel se ai vuri në dijeni shërbimin veterinarë të Bashkisë së Divjakës, e më pas shërbimin veterinar rajonal në Vlorë, por nuk u mos asnjë masë për të parandaluar infektimin apo edhe për të identifikuar sëmundjen.