Lotaria Amerikane do të rikthehet me rregulla dhe kritere të rishikuara, pas pezullimit të aplikimeve nga administrata Trump pak muaj më parë. Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar ndryshimet që do të hyjnë në fuqi në 10 prill të këtij viti. Vlerësohet se do të jenë afërsisht 10 milionë aplikantë për programin e lotarisë amerikane të 2027-ës. Ky numër është përllogaritur duke marrë parasysh se në vitin 2023 ka pasur 9.6 milionë aplikantë dhe në vitin 2022 7.3 milionë.