Kosova dhe Serbia do të rikthehen në tryezën e dialogut, teksa të mërkurën e 19 korrikut, kryenegociatorët e dy vendeve do të takohen me njëri-tjetrin në Bruksel. Kryenegociatori I Kosovës, Besnik Bislimi dhe ai i Serbisë, Petar Petkovic do të ulen në tryezë në praninë e përfaqësuesit të Basshkimit Europian për dialogun mes dy vendeve, Miroslav Lajçak. Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Bashkimit Europian, Peter Stano, i cili tha se fokusi i takimit do të jetë zbatimi i marrëveshjes së 27 shkurtit, por do të diskutohet edhe për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës.