Rifillojnë këtë të hënë (10.11.2025) seancat e planifikuara për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli, dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Anulimi i seancave të mëparshme ishte bërë për shkak të shtyrjes së dëshmisë së diplomatit amerikan, Christopher Hill.