Moti i keq ka sjellë uljen e temperaturave dhe nisjen e reshjeve të dëbores në disa qarqe të vendit. Në Shkodër janë rikthyer reshjet e borës, kryesisht në zonat e thella të qarkut si dhe në Kelmend të Malësisë së Madhe. Edhe Puka është ‘zgjuar’ nga dëbora, ndërsa deri më tani ka probleme në disa fshatra me mungesën e energjisë elektrike. Bëhet me dije se qarkullimi vijon normalisht.