Pas pezullimit 24 orësh të lundrimeve nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas, mbrëmjen e së shtunës tragetet e linjës Durrës-Bari vijojnë lundrimet e tyre. Lajmi për rikthimin e lundrimeve është konfirmuar mesditën e së shtunës nga Kapiteneria e portit detar të Durrësit, ndërsa nuk ka ende një konfirmim deri në këtë moment nga autoritetet detare për nisjen e trageteve dhe nga porti italian i Barit drejt portit më të madh shqiptar.