Edhe pse në vlera më të ulëta se një muaj e gjysmë më parë, monedhat e huaja kryesore kanë ndalur tashmë rënien dhe po tregojnë një rritje të qëndrueshme kundrejt lekut. Dita e shtunë ka shënuar një rritje dhe qëndrueshmëri të dy monedhave kryesore në tregun valutor të vendit. Kështu dollari amerikan është blerë me 113.3 lekë dhe është shitur me 114.5 lekë, duke shënuar rritje të lehtë në krahasim me një ditë më parë dhe një qëndrueshmëri me luhatje shumë të vogla gjatë javës së fundit.