Komisioni parlamentar për çështjet ligjore ka miratuar projektligjin për rikthimin e basteve sportive online me 12 vota pro, 3 kundër dhe 1 abstenim. Miratimi në komision u bë vetëm me votat e mazhorancës, pasi opozita votoi kundër. Bastet online do të vendosen në uebsite ose në platforma të dedikuara, të autorizuara dhe të monitoruara nga subjekte të licencuara për këtë qëllim.