Pritjes po i vjen fundit! Pas pak orësh, kryetari i Partisë Socialiste do të shpallë qeverinë ‘Rama 4’. Mëngjesin e 11 shtatorit, anëtarët e asamblesë, kryetarët e bashkive, deputetët e rinj dhe aktualë do i drejtohen Pallatit të Kongreseve, ku shefi i ekzekutivit, Edi Rama do të komunikojë programin katërvjeçar dhe emrat që do të ulen krah tij në tryezën e qeverisë. Prioritet në këtë mandat mbetet përmbushja e detyrave të lëna nga Brukseli për të mbyllur grupkapitujt e negociatave me unionin europian, prandaj pritet që figurat e përzgjedhura, por edhe mënyra e ndarjes së dikastereve të shkojë në vazhdën e kësaj ambicie dhe premtimi që dominoi fushatën elektorale të socialistëve.