Nisur nga vala e re e infektimeve dhe për pasojë fluksi në rritje i pacientëve në spitalin Infektiv, Ministria e Shëndetësisë ka aktivizuar planin për përballimin e situatës duke rihapur spitalin Covid3. Fillimisht është hapur pavioni i parë prej 40 shtretërish. Kapacitetet e këtij spitali janë 150 shtretër. Ministria e Shëndetësisë do të vendosë në dispozicion dhe spitalin Covid 4, në rast nevoje si dhe do të aktivizohet skenari i spitaleve rajonale.