Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka rideklaruar se është e gatshme të forcojë partneritetin me Qeverinë e ardhshme të Kosovës dhe të rifillojë Dialogun Strategjik mes dy vendeve. Ambasada ka theksuar për Radio Evropa e Lirë, se për të realizuar këtë synim do duhen veprime nga Qeveria e Kosovës, të cilat “çojnë përpara agjendën e përbashkët për paqe dhe stabilitet rajonal”, si dhe “prosperitetin e ndërsjellë ekonomik”.