Ministria e Jashtme iraniane ka reaguar në lidhje me sulmet kibernetike ndaj faqeve zyrtare qeveritare në Shqipëri, sulme që janë marrë përsipër nga grupi i hakerave, Homeland Justice. Përmes një deklarate, Teherani zyrtar thotë se nuk qëndron ai as pas këtyre sulmeve dhe as pas këtyre hakerave. Irani thotë se edhe vetë sistemet e tij qeveritare dhe faqet zyrtare të institucioneve kanë qenë objekt sulmesh kibernetike dhe fajëson për këtë grupin e muxhahedinëve.