Zjarri te tregu ‘5 Maji’ është riaktivizuar sërish mëngjesin e së premtes. Zjarrfikësit ndodhen ende në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Fatmirësisht nuk pati të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të mëdha. Autoritetet janë duke hetuar shkaqet e shpërthimit të flakëve.