Zyrtarët grekë po i bëjnë presion Shqipërisë që të adresojë shqetësimet në lidhje me integritetin e zgjedhjeve bashkiake të së dielës në Bashkinë e Himarës. Kështu shkruajnë mediat greke, që i referohen një lajmi të publikuar për herë të parë nga SKAI. Ky i fundit citon burime diplomatike në Athinë, që siç thonë po mbledhin të gjitha pretendimet e kandidatit dhe opozitës shqiptare mbi parregullsitë në proces.