Në tre dekada demokraci, reforma ne drejtësi ka luajtur rolin më të rëndësishëm në zgjidhjen e një ngërçi të hershëm institucional, zanafilla e të cilit ishin pikërisht gjyqtarë të korruptuar, figura e të cilëve kishte probleme të mëdha qoftë kjo në aspektin profesional ashtu edhe në atë pasuror. Çrrënjosja i kësaj strukture të instaluar prej vitesh në drejtësinë shqiptare ka qenë fokusi i diplomatëve të huaj në Shqipëri, duke filluar nga ambasada e Shteteve të Bashkaura të Amerikës e deri tek Bashkimi Europian, si dhe e misioneve këshilluese OPDAT dhe EURLIUS.