Ish- kryeministri Sali Berisha së bashku me drejtuesen e departamentit të arsimit të lartë në vend Lili Sula kanë komentuar vlerësimin e PISA-s për arsimin shqiptar, që ka renditur Shqipërinë në vendin e 62, ndër 80 vendet që kanë marrë pjesë në testim. Berisha shprehu keqardhjen për rënien dramatike të treguesve mbi të cilët bazohet ky studim periodik, leximin, matematikën dhe shkencën. Duke u nisur nga të dhënat e PISA-s për arsimin në Shqipëri, ish-kryeministri Sali Berisha e lidh këtë vlerësim me dy faktorë kryesorë.