Zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit në Kosovë kanë sjellë lëvizje në partitë opozitare, të cilat morën një rezultat të dobët. Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku përmes një postimi në FaceBook ka njoftuar se ka ofruar dorëheqjen nga udhëheqja e partisë dhe se për të duhet të vendosë Kuvendi partiak. “Kam marrë hapin më moral që një kryetar mund ta marrë: kam ofruar dorëheqjen time. Kam hapur rrugën për secilin që ka pretendime. Jeni të lirë të garoni; në Kuvend e keni mundësinë. Tani vendimi nuk është më i imi, është i LDK-së”, shkroi ai.