Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë, ka reaguar pas vendimit të Kuvendit të Shqipërisë për të votuar rezolutën kundër raportit të Dick Marty, për akuzat për trafikim organesh gjatë luftës në Kosovë. Përmes një reagimi në faqen zyrtare në Twitter, dikasteri I jashtëm rus kërkon dënimin e të gjithë personave që janë përfshirë në krime.