Me votat e nëntë socialistëve u miratua në konferencën e kryetarëve rezuluta e mazhorancës “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”, e cila pritet të kalojë në seancën plenare të datës 27 maj. Në mbledhjen me dyer të mbyllura, opozita u shfaq skeptike. Deputetja demokrate, Jorida Tabaku u shpreh se nuk ka asnjë siguri që do ruhet pavarësia e institucioneve të drejtësisë, e sidomos e SPAK-ut, nga ky komision.