Rezoluta e partive popullore europiane, që ngrinte alarmin për integritetin e zgjedhjeve në Shqipëri, në optikën e kryesocialistit Edi Rama nuk është gjë tjetër veçse boria e parë e humbjes së Partisë Demokratike. Qëndrimi ndaj SPAK-ut cakton vijën e kuqe që ndan kategorikisht Ramën nga Berisha. Në përgjigje të pretendimeve të shkruara në rezolutën e partive popullore europiane, Rama e portretizoi prokurorinë e posaçme si garantorin e integritetit elektoral.