Lufta në zemër të Europës mes Moskës dhe Kievit, solli jo pak debate në sallën e seancave plenare në Kuvendin e Shqipërisë. Krahas rrëzimit të kërkesës për interpelancë, lidhur me rritjen e çmimeve, si efekt i luftës në Ukrainë, deputetëve të opozitës iu refuzua edhe diskutimi për rezolutën e propozuar nga shtatë deputetë lidhur me agresionin rus ndaj Ukrainës.