75 banesa brenda dhe jashtë argjinaturës janë nën pushtetin e ujit në fshatin Ferras. Mes ujit e baltës ata rrëfejnë momentet e vërshimit të ujit, situatë që i ka gjetur tërësisht të papërgatitur. As masat e marra nẽ momentin e fundit nuk mundën t’u vinin në ndihmë banorëve pasi ujërat kanë vërshuar nga të gjitha anët.